Botë

Japonia rihap ambasadën e saj në Kiev për herë të parë pas nisjes së luftës

05.10.2022 09:34

Japonia do të rihapë ambasadën e saj në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, Kiev...

Japonia do të rihapë ambasadën e saj në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, të mërkurën pas një mbylljeje shtatë mujore për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
 
"Pas shqyrtimit të kujdesshëm, ne kemi vendosur të rihapim ambasadën japoneze në Kiev duke marrë parasysh masat e mjaftueshme të sigurisë," u tha gazetarëve në një konferencë shtypi shefi i kabinetit, Hirokazu Matsuno.
 
Japonia mbylli përkohësisht ambasadën e saj në Kiev në fillim të marsit, duke transferuar anëtarët e stafit dhe operacionet në një zyrë të përkohshme ndërlidhëse në qytetin perëndimor të Lviv.
 
Stafi i ambasadës u largua nga Ukraina më vonë atë muaj pasi pushtimi rus i Ukrainës u intensifikua, raporton CNN.
 
Lëvizja e Japonisë të mërkurën vjen pasi vende të tjera të G7 gjithashtu po rifillojnë operacionet diplomatike në Ukrainë.