Botë

Indi, të paktën 25 viktima, autobusi bie në humnerë

05.10.2022 09:58

Të paktën 25 persona humbën jetën pasi autobusi me të cilin udhëtonin...

Të paktën 25 persona humbën jetën pasi autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga dhe ra nga një lartësi e madhe në shtetin e Uttarakhand në veri të Indisë.
 
Zyrtarët thonë se në momentin e aksidentit në autobus udhëtonin të paktën 40 persona,  21 prej të cilëve janë shpëtuar pas një operacioni gjatë natës të udhëhequr nga forcat emergjencave civile.
 
Për ngjarjen e rëndë reagoi dhe kryeministri Narendra Modi i cili tha se mendimet e tij janë me familjet e viktimave.
 
Autobusi po transportonte dasmorë nga Laldhang në fshatin Bironkhal në Uttarakhand kur ndodhi aksidenti.
 
Shkaku i përplasjes nuk dihet menjëherë, por autoritetet shtetërore thanë se po hetonin incidentin.