Maqedoni
VMRO-DPMNE: PIXEL-i i Kovaçevskit, mijëra euro ndihmë nga shteti
05.10.2022 13:27
VMRO-DPMNE vazhdon akuzat ndaj kryeministrit Kovaçevki....

VMRO-DPMNE vazhdon akuzat ndaj kryeministrit Kovaçevki. Sipas tyre, një ditë pasi u zgjodh mandatar, kompania e themeluar nga kryeministri, mori një pagesë prej mbi 203 mijë eurosh ndihmë shtetërore, më e madhja nga një seri pagesash prej mbi gjysmë milioni euro nga qeveria për “Pixel Group”, në periudhën 2019-2021.
“Krahas tenderëve shtetërorë prej 2 milionë eurosh, kompanitë e kartelit diellor mundësuan pasurimin e kompanive dhe individëve të tjerë, e me ndihmën e tyre përfituan miliona nga paratë e qytetarëve. Ekziston dyshimi se përmes kompanisë KMG EOL “Kvazar” të kumbarit të Kovaçevskit, Goranço Paunov, është mundësuar keqpërdorim i mundshëm në komunën e Gazi Babës teksa drejtohej nga kuadër i LSDM-së. Kompania e kumbarit të Kovaçevskit, që e ka mbikëqyrur projektin për ndërtimin dhe rindërtimin e ndriçimit rrugor , ka përfunduar në prokurori, për shkak të punëve të papërfunduara, të cilat janë ngarkuar me nënshkrimin e organit mbikëqyrës të përfaqësuar nga kumbari i Kovaçevskit. Me projektin e ndriçimit rrugor në Gazi Babë, u paguan shtyllat dhe llambat që nuk u vendosën fare. E gjithë kjo nuk mund të ndodhte pa nënshkrimin e kompanisë së kumbarit të Kovaçevskit. Shtrohet pyetja: A ka mundësuar nënshkrimi i kumbarit të Kovaçevskit keqpërdorim në procedurë të mbi 11 milionë denarëve? Edhe në sa tenderë të tillë kriminalë është i përfshirë kumbari i Kovaçevskit dhe sa krime ka mundësuar ai?”,- tha anëtari i KE-së të VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov.
