Maqedoni
Masat e qeverisë për krizën, qytetarët: Duhet ndihmë e vazhdueshme
05.10.2022 14:16
Që qytetarët ta përballojnë sa më lehtë krizën ekonomike që ka kapluar vendin....

Që qytetarët ta përballojnë sa më lehtë krizën ekonomike që ka kapluar vendin, qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për të ndihmuar kategoritë e rrezikuara. Por, për qytetarët e anketuar nga TVM2 këto masa nuk janë të mjaftueshme. Ata ankohet për çmime të larta, thotë se ndihma duhet të jetë e vazhdueshme.
“Masat nuk janë aq të duhura, sepse varfëria është tepër e madhe dhe mendoj se masat nuk janë në nivel sa duhet. Ndihma duhet të jetë permanente me një ndihmë nuk mund t’ia dalim nuk jetojmë vetëm për një muaj.”,- tha një qytetar.
“Nuk ka asgjë vetëm çdo ditë po i rrisin çmimet. Kjo është vetëm sikur jep një infuzion e cila zgjat 3-4 orë ndihma duhet të e jetë e vazhdueshme. Duhet qeveria të merë masa urgjentë që të rris pagat dhe të ulë çmimet nuk ka alternativë tjetër.”,- theksoi një qytetar.
“Duhet më tepër të ju ndihmohet qytetarëve edhe atë sipas inflacionit kur kemi rritje.”,- u shpreh një qytetar.
“Nuk janë punët mirë, pensionet janë të ulëta dhe me këto para nuk po mundemi që të paguajmë faturat. Duhet të ju ndihmohet popullit të gjithë kemi mbetur shumë dobët.”,- tha një qytetar.
“Çfarë ndihmë është ajo do të jep 50 apo 100 euro përsëri është njëjtë. Tani problem më i madh është rryma dhe shtrenjtimit e mëdha.”,- u shpreh një qytetar.
Për atë se çmimet po rriten dhe kosto e jetesës po shtrenjtohet flasin edhe të dhënat e Entit Statistikor ku vetëm në muajin gusht në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, kostot e jetesës janë rritur për 16.8%, ndërsa në baza mujore për 1,3%. Në dyqane edhe më tej vazhdojnë të vërehen rritje çmimesh, vetëm tek ushqimet dhe pijet u shënua rritje vjetore e kostove për 25%.
GAZMEND KURTISHI
