Botë
Republikat e aneksuara, Putin nënshkruan zyrtarisht ligjet kushtetuese
05.10.2022 14:40
Presidenti rus Putin, nënshkroi edhe zyrtarisht katër ligjet kushtetuese federale për aneksim të Republikave...

Presidenti rus Putin, nënshkroi edhe zyrtarisht katër ligjet kushtetuese federale për aneksim të Republikave të vetëshpallura Popullore të Donetsk dhe Luhansk, dhe rajonet Zaporizhia dhe Kherson të Ukrainës, dhe emëroi udhëheqësit e tyre të përkohshëm. Ata do të qeverisin territoret derisa krerët e rajoneve të reja të zgjidhen në përputhje me ligjet ruse në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Von Der Leyen: Putin përdor energjinë si armë
Presidentja e Komisionit Evropian Von der Leyen fajësoi presidentin rus Putin për lëvizjet e fundit të aneksimit madje e akuzoi se po përdor energjinë si armë ndaj botës.
“Putini filloi mobilizimin e parë të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore, duke trajtuar qindra mijëra të rinj rusë si mish për top. Ai përdori një referendum të rremë në një përpjekje të paligjshme për të ndryshuar me forcë kufijtë ndërkombëtarë. Ka muaj që përdor energjinë si armë.”,- tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.
Zelensky: "Gjykatë speciale" për krimet ruse ndaj Ukrainës
Presidenti ukrainas Zelensky, propozoi krijimin e një "gjykate speciale" për krimet ruse kundër Ukrainës.
“Të gjitha krimet e pushtuesve rusë në tokën ukrainase mund të hetohen dhe autorët mund të sillen para drejtësisë. Për vite me radhë, bota ka kërkuar mënyra për të parandaluar përsëritjen e luftës në tërësinë e saj në Evropë dhe për të siguruar pashmangshmërinë e dënimit për kriminelët e luftës.”,- theksoi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Zelensky tha se ushtria ukrainase bëri përparime të mëdha dhe të shpejta kundër forcave ruse dhe çliroi dhjetëra qytete në jug dhe lindje të vendit nga pushtimi.
BELINDA KOKA ADEMI
