Maqedoni

Rruga Shkup-Bllacë, MTL: U zgjidh kontraktori për rehabilitimin e 10 km

05.10.2022 15:14

Deri në mesin e vitit të ardhshëm në Bllacë do të udhëtohet përgjatë rrugës së rehabilituar ekzistuese....

Deri në mesin e vitit të ardhshëm në Bllacë do të udhëtohet përgjatë rrugës së rehabilituar ekzistuese. Ministri Boçvarski thotë se paralelisht me ndërtimin e autostradës së re Shkup - Bllacë, në këtë aks rrugor do të vijojnë punimet edhe për rehabilitimin e rrugës Shkup - Bllacë e cila tashmë është në qarkullim. Dihet kompania e cila do të bëjë gërryerjen dhe asfaltimin e rrugës, pritjet janë që deri në fund të verës së ardhshëm, kjo kompani të rehabilitojë, mbulojë dhe rrafshojë në tërësi rrugën ekzistuese me gjatësi prej 10 kilometrave në vlerë prej 4 milion eurove. 
 
“Veç më kemi përzgjedhur kontraktonin, respektivisht kompaninë e cila do të bëjmë rehabilitimin e rrugës ekzistuese Shkup-Bllacë, rrugë e cila është në një gjende të keqe.  Do të përmirësojmë infrastrukturën rrugore në tërësi, ashtu siç e meritojnë edhe qytetarët e këtij vendi, sepse të gjitha hapat të cilët u humbën në të kaluarën, ne sot hap pas hapi po i kthejmë në vepra.”,- theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.
 
Autostrada e re Shkup-Bllacë, MTL: Punimet pjesës së dytë, gjatë vitit 2023
 
Pritjet e Boçvarskit janë që deri në fund të vitit të ardhshëm të lëshohen tërësisht në përdorim  dy kilometrat e para të autostradës Shkup - Bllacë dhe njëherit të fillojnë punimet në terren për 10 kilometrat e tjerë të kësaj autostrade. 
 
“Janë duke përfunduar procedurat projektuese për pjesën tjetër  për ndërtimin e autostradës  Shkup-Bllacë me gjatësi prej 10 kilometrave dhe jemi duke pritur që gjatë periudhës së ardhshme të shpallet konkursi për tenderim. Shuma e këtij projekti është mbi 190 milion euro dhe ky është një investim shumë serioz që realizohet  në një terren goxha i vështirë. Nëse procedura për përzgjedhjen e kompanisë përmbyllet me sukses atëherë presim që gjatë vitit të ardhshëm të fillojnë punimet të pjesën  tjetër të autostradës Shkup- Bllacë, dhe njëherit të përmbyllim në tërësi punimet në pjesën e parë të autostradës prej dy kilometrave.”,- u shpreh ministri për transport dhe lidhje, Bllagoj Boçvarski.
 
Në pjesën e dytë të autostradës, planifikohen të ndërtohen gjithsej 11 tunele me gjatësi prej 4.5 kilometrave dhe 6 ura me nga 1.1. km. Ndërtimi i autostradës Shkup - Bllacë kap vlerën rreth 186.7 milion euro.

REXHEP QAMILI