Maqedoni

Prokuroria Themelore: Janë mbledhur dëshmitë për padinë e Muaherremit

05.10.2022 15:43

Prokuroret për krim të organizuar Villma Ruskovska, Ivana Trajçevska, Elizabeta Josifovska...

Prokuroret për krim të organizuar Villma Ruskovska, Ivana Trajçevska, Elizabeta Josifovska do të dëgjohen nga ana e Prokurorisë Themelore. Paraprakisht kundër tyre kishte padi penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare parashtroi ish drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muarremi. Informatat nga prokuroria bëjnë të ditur se Muarremi veç më është marrë në pyetje dhe së shpejti do të ftohen edhe prokuroret e paraqitura.
 
Nga prokuroria thonë se prokurori kompetent i cili vepron sipas padisë, i ka siguruar dëshmitë materiale. Për shkak të padisë penale kundër Ruskovskës, Këshilli i prokurorëve publik vendosi që ajo të distancohet nga pozita e udhëheqëses së Prokurorisë për luftë kundër krimit të organizuar me qëllim që të mos ndikojë gjatë procedurës.
 
Duke u bazuar në arsyet e njëjta edhe Muarremi u tërhoq nga pozita e drejtorit. Ai padinë e bazon në raportin e Prokurorit republikan, Ljubomir Jovevski, në të ciklën thuhet se prokuroret kanë bërë disa lëshime gjatë kontrollit në policinë financiare. 

FLUTURA LATIFI