SASHK, në 70% të shkollave nuk ka mësim

22.01.2015 19:07

SASHK bën të ditur se 70% e shkollave në vend janë solidarizuar me grevën.Sipas tyre grevë po mbahet në Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Komunën Qendër, Strumicë, Manastir, Strugë, si dhe në pjesën më të madhe të shkollave edhe në Dellçevë e Çair...

Pjesërisht, greva po mbahet edhe në Shkup, Veles dhe Kërçovë.Ekipi ynë edhe gjatë ditës së sotme regjistroi korridore dhe klasa të zbrazëta, por kësaj rradhe nuk na u lejua xhirimi në zyrën e profesorëve grevistë në Gjimnazin Zef Lush Marku, me ç’rast profesorët dolën para oborrit të shkollës  treguan gjendjen faktike.

“Mbi 80 % janë në grvë dhe kështu momentalisht i kemi krejt në zyrë të arsimtarëvve në grevë mirpo është e ndaluar jua kanë ndalu gazetarëve të hynë Brenda dhe të shohin faktet se si janë Brenda cili është disponimi i grevistëve.

Profesorët thonë se presione të natyrave të ndryshme vazhdojnë të ushtrohen ndaj tyre ,por ata janë këmbëngulës deri në relizimin e kërkesave të parashtruara nga SASHKU” – tha Kryetari i Sindikatës, Ruzhdi Ibrahimi.

“Jemi kundër dënimit që në këtë mes jam edhe un pas dyzet viteve në vend se unë të pres të shpërblehem për punën time të ndershme me shum përkushtim na kanë ardh dënimet si rezultat i kopjes” – tha Qamile Saiti, profesoreshë.

Eshte dita e trete me rradhe qe dhe kuadri mësimdhënës në Shkollën Fillore Adem Jashari është  përfshirë në grevë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“Pjesa e madhe e përkrah Sindikata e përkrahdhe sa vayhdon ende nuk kemi informata nga Sindikata. Ato që protestojnë që janë në grevë do shkojnë deri ne fund me kërkesat e tyre” – tha Zekirja Livareka, kryetar i Sindikatës nga SH.F “Adem Jashari”.

Mësuesit thonë se greva do të vazhdojë pavarësisht presioneve të ndryshme,dhe deri në momentin e plotësimit të gjashtë kushteve të parashtruara nga SASHKU.

Ndërkohë Ministria e Arsimit dhe Shkencës ende nuk ka qëndrim lidhur me grevën e mësuesve të organizuar nga Sindikata e Arsimit Shkencës dhe Kulturës. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)