Maqedoni

Emërimet në Gjykatën Kushtetuese, diskutime maratonike për kandidaturën e Joveskit

05.10.2022 17:55

Në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime vazhdoi diskutimi maratonë për të përcaktuar propozimin...

Në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime vazhdoi diskutimi maratonë për të përcaktuar propozimin për zgjedhjen e prokurorit republikan, Ljubomir Joveski, për gjyqtar kushtetues. Deputetët e VMRO-DPMNE-së u përpoqën të pengojnë që Joveski të marrë dritën jeshile nga komisioni amë.
 
“Nëse flasim politikisht e jo sipas rregullores është përgjegjësi më e madhe e shumicës parlamentare LSDM – BDI që gjatë kohë nuk kanë mundur të vendosin se kush është  meritor për të qenë Gjykatës Kushtetues  e jo kush është jurist i dalluar.”,- tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshovski.
 
Kryetarja e Komisionit, Marija Georievska, decide se deputetët e VMRO-DPMNE-së, duke keqpërdorur fjalimet procedurale, tentojnë ta vonojnë ose bllokojnë punën e trupit parlamentar për propozimet e gjyqtarëve kushtetues. 
 
“Konstatova se fjalimet procedurale janë keqpërdorur nga ana e kolegëve të mi me qëllim të stërzgjatjes ose bllokadës eventuale e cila supozojë se është  intencë e një pjese të deputetëve.”,- theksoi kryetarja e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Marija Gorgievska.
 
Deri më tani, vetëm  Fatmir Skender dhe Tatjana Vasiç Bozaxhieva janë përcaktuar si propozime për gjyqtarë kushtetues të shumicës parlamentare, gjashtë zgjidhjet kadrovike të ofruara nga VMRO-DPMNE nuk e kanë kaluar filtrin parlamentar.
 
SANIJE DURAKU