Maqedoni
Kovaçevski në takimin e parë të Bashkësisë Politike Europiane në Pragë
05.10.2022 19:01
Kryeministri Dimitar Kovaçevski së bashku me liderët e 43 vendeve tjera...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski së bashku me liderët e 43 vendeve tjera, marrin pjesë në takimin e parë të Bashkësisë Politike Europiane në Pragë. Kriza energjetike dhe ekonomike, paqja dhe siguria në kontekstin e zhvillimeve në Ukrainë dhe ndryshimet klimatike do të jenë temat e debateve dhe diskutimeve. Gjithashtu janë planifikuar takime dypalëshe.
Takimi do të kontribuojë në trajtimin e përbashkët të sfidave aktuale. Qëllimi i platformës është mbledhja e liderëve nga vendet evropiane në frymën e barazisë dhe unitetit, një ose dy herë në vit.
