Hashim Thaçi takoi Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin
Zv.Kryeministri i Kosovës njëherit Ministri i punëve të Jashtme Hashim Thaci gjatë vizitës së tij në Maqedoni sot ka zhvilluar takime ndaras me dy liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni Kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe atë të PDSH-së Menduh Thaçi...

Për shkak të aksidentit automobilistik që një ditë më parë takimi mes Thaçit dhe Ahmetit u realizua në Spitalin Klinik të Tetovës.
Me këtë rast zv.kryeministri Thaçi tha se në takimin me Kreun e BDI-së atij i ka uruar shëndet sa më të shpejt dhe sa më parë ti kthehet aktivitetit të tij politik.
Ndërsa në takimin me liderin e PDSH-së Menduh Thaci, ky I fundit tha se zv.Kryeministrin Hashim Thaci e ka njoftuar për diskriminimin ndaj shqiptarëve.
Ndërsa Zv.Kryeministri i Kosovës theksoi se në takimet që ka zhvilluar me krerët e dy subjekteve politike shqiptare në Maqedoni ka inkurajuar ato që të afirmojn dialogun mes tyre.
Zv.Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci tha se Marrëveshja e Ohërit është një dokument shumë i rëndësishëm dhe se duhet të implementohet. (Miftar Emini, TVM2)
Video materialin nga takimi i Hashim Thaçit me Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin, mund ta ndiqni në linkun në vijim: http://al.play.mrt.com.mk/play/50454/hashim-thaci-takoi-ali-ahmetin-dhe-...
