Botë
Kosovë vetëm 9 serbë kanë marë targat e reja RKS
06.10.2022 11:20
Procesi i regjistrimit të targave ilegale në targa të Republikës së Kosovës është duke ecur ngadalë...

Procesi i regjistrimit të targave ilegale në targa të Republikës së Kosovës është duke ecur ngadalë edhe pse të gjithë ata që dëshirojnë t’i ndërrojnë ato, janë të liruar nga taksa e detyrime që arrijnë vlerën deri në 5.000 euro. Nga 1 shtatori e deri më sot vetëm nëntë qytetarë kanë bërë regjistrimin e makinave në targat RKS.
Edhe pse marrëveshja për dokumentet hyrje-dalje në Kosovë dhe anasjelltas solli qarkullim të lirë në veri, çështja e marrëveshjes për targat e automjeteve vazhdon të mbetet çështje që pret zgjidhje. Por, numri i qytetarëve që kanë zgjedhur të ndërrojnë targat e automjete është shumë i ulët. Drejtuesit e institucioneve përgjegjëse në Kosovë kanë vazhduar të bëjnë thirrje të njëpasnjëshme që serbët të ndërrojnë targat e automjeteve nga ato ilegale në legale, apo në targa RKS. Ndërrimi parashikohet të bëhet deri më datën 31 tetor 2022. Por, qytetarët serb të veriut nuk pajtohen me një gjë të tillë. Në Kosovë janë të regjistruara 401mijë e 945 vetura me targat RKS. Prej tyre, dhjetëra mijëra janë me pronarë të komuniteteve pakicë. Në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut vlerësohen se qarkullojnë 10.000 vetura me targa serbe.
