Maqedoni

Kovaçevski, Osmani dhe Nikollovski në Pragë në takimin e parë të Komunitetit Evropian kushtuar krizës energjitike

06.10.2022 11:01

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, me ftesë të kryetarit të Këshillit Evropian Sharles Mishel dhe kryeministrit çek...

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, me ftesë të kryetarit të Këshillit Evropian Sharles Mishel dhe kryeministrit çek, Petër Fiala, sot morri pjesë në takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian në Pragë së bashku me liderët nga gjithsej 44 vende, nga të cilat 27 janë shtete anëtare të Bashkimit Evropian, vende nga Ballkani Perëndimor, Zvicra, Norvegjia dhe Islanda, si dhe Azerbajxhani, Gjeorgjia, Turqia dhe Ukraina. 
 
Në takimin e parë të Komunitetit Politikë Evropian në Pragë, Kovaçevski kryeson delegacionin qeveritar, në të cilin bëjnë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikolovski. Gjatë vizitës kryeministrit Kovaçevski së bashku me kryeministrin e Ukrainës Denis Shmyhal,  morri pjesë në nënshkrimin e marrëveshjeve ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës lidhur me tregtinë e lirë dhe sigurimin e ushqimit. Kontratat u nënshkruan nga ministri Nikolovski dhe zëvendësministri për zhvillim ekonomik i Ukrainës, Taras Kaçka.