Botë
Masakra në Tajlandë, autori ishte në gjyq para se të vriste 34 vetë në çerdhe
06.10.2022 12:48
Detaje të reja janë zbuluar nga masakra në Nong Bua Lamphu, Tajlandë, ku humbën jetën të paktën 34 persona dhe u plagosën 12 të tjerë...

Detaje të reja janë zbuluar nga masakra në Nong Bua Lamphu, Tajlandë, ku humbën jetën të paktën 34 persona dhe u plagosën 12 të tjerë. Viktimat e sulmit përfshijnë 23 fëmijë, 4 zyrtarë dhe një grua shtatzënë.
"Personi i armatosur, i identifikuar si Panya Kamrab, kishte qenë në një seancë gjyqësore për një akuzë për drogë përpara se të niste sulmin e tij", u tha gazetarëve një zëdhënës i policisë.
Mediet kanë arritur të zbardhin një foto të autorit gjatë sulmit, në të cilën ai shfaqet me kallashnikov, me antiplumb dhe maskë fytyre.
Policia tajlandeze u kërkon njerëzve që të mos ndajnë foto dhe video të të shtënave dhe viktimave në mediat sociale.
Në rrjete po qarkullojnë pamje tejet sensitive dhe imazhe që supozohet se janë nga vendi i ngjarjes.
Gjenerali Achayon Kraithong thotë se ndarja e një materiali të tillë ka të ngjarë të ndikojë në shëndetin mendor të njerëzve.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e qarkut Nong Bua Lamphu.
Mediat lokale kanë postuar një apel për njerëzit që të dhurojnë gjak, dhe spitali tani thotë se ka furnizime të mjaftueshme.
