Maqedoni
Këshilli i Prokurorëve, hapet konkurs për vendin e Ruskoskës
06.10.2022 14:14
Këshilli i prokurorëve të RMV-së ka hapur konkurs për zgjedhjen e prokurorit për krim të organizuar dhe Korrupsion...

Këshilli i prokurorëve të RMV-së ka hapur konkurs për zgjedhjen e prokurorit për krim të organizuar dhe Korrupsion, pozitë të cilën e udhëhiqte prokurorja, tani e suspenduar, Villma Ruskoka. Mandati i prokurores së suspenduar Ruskoska vazhdon deri më 14 nëntor ndërsa përkohësisht e zavendëson prokurori, Trajçe Pelivanov. Prokurori për krim të organizuar dhe korrupsion zgjidhet për kohëzgjatje prej 4 viteve nga rradhët e prokurorëve publik me të drejtë për rizgjedhje.
Ruskoska nuk ka vendosur nëse do të konkurojë sërish
Në pronosim për TVM2, Ruskoska nuk përjashton mundësinë të paraqitet sërisht për shefe e prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion.
“Nuk e di se nëse do të paraqitem në konkurs. Ta them të drejtën nuk e kam menduar dhe nuk kam vendosur akoma.”, u shpreh Rusksoka.
Me vendim të Kryprokurorit Lubomir Joveski,Ruskoksa u suspendua dhe u largua nga pozita Shefe e Prokuroris për krim të organizuar dhe korruspion përderisa zgjat procedura penale kundër sajë e ngritur pas bastisjes në zyrat e Drejtorisë finansiare. Zgjidhja e prokurorit për krim të organizuar dhe korrupsion për herë të parë do të bëhët në bazë të ndryshimeve të Ligjit për prokurorë publik në bazë të së cilit shëfi i prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion do të votohet nga ana e të gjithë prokuroëve publik në vend,ndërsa Këshilli i prokurorëve do të zgjedh atë në bazë të votave të fituara. Votimi do të zbatohet më 7 nëntor ndërsa Këshilli në afat prej 7 ditëve konstaton vendimin. Konkurs për prokurorë publik është hapur edhe për disa prokurori të tjera Do të zgjidhet prokurorë publik në prokurorinë e lartë në Shkup, prokurorë në prokurorinë e lartë në Gostivar, Prokurorë publikë në prokurorinë themelore në Manastir, Kavadar, Kumanov, Gostivar dhe në prokurorinë themelore në Veles.
FLOIE BELULI KAMBERI
