Maqedoni

Instituti radiologjisë, promovohet sistem i ri angiografik

06.10.2022 14:38

Mungesa e termineve dhe aparaturat jofunksionale që nga muaji gusht ka shqetësuar tejet mase të sëmurët me sëmundje malinje...

Mungesa e termineve dhe aparaturat jofunksionale që nga muaji gusht ka shqetësuar tejet mase të sëmurët me sëmundje malinje te të cilët ka ndodhur që kanë humbur jetën duke pritur inçizimin në Institutin e Radiologjisë. Poashtu edhe pritjet e gjata për rentgen kompujterik në institutin e radiologjisë ka ndikuar që pacienët të shkojnë në klinika private ky çmimet janë dhjetë fish më të shtrenjta.
Por të gjitha këto sfida do të jenë e kaluar siguron Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali i cili siguron zgjidhjen e kësaj problematike.
 
“Kemi një furnizim të sistemit Pax i cili nënkupton një mjegull digjitale ku çdo inziyim digjital që bëhet në cilindo institut të radiologjisë apo në qendra diagnostifikuese ngjiten në atë mjegull digjitale dhe zbrietn naga ana e radiologëve që janë ët lirë ta lexojnë pa marrë parasysh instituciuonin nga i cili është inçizuar.”, tha Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.
 
Në Institutin e radiologjisë u lëshua në përdorim sistemi i ri angiografik  për prodecurat radiologjike intervenuese i cili është unik për vendin tonë por edhe për rajonin në vlerë 47. 2 milion denarë dhe u sigurua nga Ministria e Shëndetësisë. 
 
“Ajo është siguruar me mjete nga Ministria e Shëndetësisë dhe mund të përdoret për të kryer të gjitha nevojat radiologjike, neurologjike si dhe procedurat intervenuese kardiologjike. Në lidhje me karakteristikat ka kualitet të lartë të fotografisë e cila mundlson regjistrimin e fotografisë dhe kryerjen e sigurtë të procedurave më komplekse.”, tha Sali. 
 
“Kjo do ta shkurtojë kohzgjatkjen e procedurës, angiografi e ul rrezaktimin dhe manipulimin me pacientin, me të vetmin qëllim mbrojtje më të mirë shëlndetësore për vet pacientin.”, tha Gordana Antulevska Bellçevska, drejtoreshë e klinikës së radiologjisë.
 
Ministri Sali paralajmëroi edhe formimin e komisionit për shqyrtimin e rastit të një pacienti i cili në klinikën  e urologjisë ka humbur jetën si rezultat i sepsës pas biopsisë së realizuar. 
 
FLUTURA LATIFI