Gostivar, gjendet një trup i pa jetë
22.01.2015 20:23
Gostivarasi Refek K. i moshës 56 vjeçare pasditen e sotme është gjetur i vdekur afër kanalit për ujitje në afërsi të autostradës Tetovë Gostivar afër Pumçevishtes...

Sipas ekspertizës fillestare, në trupin e pajetë ka dy plagë për të cilat supozohet se janë nga armë zjarri. Në vijim është ekspertizë nga policia dhe prokurori publik pas të cilit paralajmërohen më shumë hollësi.
Refek K. më 20 janar është paraqitur si i zhdukur. Trupi i gjentur pasdite ndodhet afër automobilit të markës "reno", ndërsa afër tij është gjetur edhe pistoletë. Plagët janë në kokë dhe stomak.
