Maqedoni

Fshati SOS: Fëmijët pa prindër të vendosen në mjedis të sigurt

06.10.2022 14:55

Pavarësisht se familja kujdestare është ambient më i mirë për fëmijën dhe më i afërti me familjen biologjike...

Pavarësisht se familja kujdestare është ambient më i mirë për fëmijën dhe më i afërti me familjen biologjike, kjo nuk është e mjaftueshme, thonë nga Fshati i Fëmijëve SOS. Është thelbësore të
plotësohen nevojat e fëmijës, por edhe të edukohen dhe monitorohen kujdestarët për t'u siguruar që fëmijët të vendosen në një mjedis të sigurt.
 
“Fshati i fëmijëve SOS, përveç se në prill të këtij viti e ka hapur zyrtarisht qendrën e trëtë për familjet përkujdesëse dhe me 1 qershor ka filluar edhe fushata për promovimin e ngritjes së vetëdijes dhe rëndësinë për familjet përkujdesëse.”, tha Julijana Nallkova nga Gapo Fshati i fëmijëve SOS.
 
Trençevska: Është rritur numri i familjeve kujdestare
 
Është rritur numri i familjeve kujdestare, thotë ministrja Trençevska.
 
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale duke e zbatuar procesin për deinstituacionalizimi ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për zhvillim e kësaj forme për mbrojtje përmes parashtrimit të akteve ligjore dhe nën ligjore, udhëzimeve dhe programeve për punë.”, tha ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska.
 
Austri, 50 mijë raportme për rrezikim të fëmijëve në vit
 
Vendosja e fëmijëve në familje kujdestare nuk është çështje e lehtë as në shtetet evropiane. Vetëm në Vjenë të Austrisë ka 11,000 raportime për rrezikim të fëmijëve në vit, ose 50,000 në të gjithë vendin.
 
“Familjet përjudesëse në Austri përfaqësojnë alternativë të vërtetë për përkujdesje para së gjithash për fëmijët e vegjël. Parakushte të rëndësishme për ndihmë cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe të rinjt është staf profesional dhe ekip shumë profesional.”, tha ambasadori i Austrisë. Haralld Fuger. 
 
Poashtu një çështje që kërkon vëmendje të veçantë është ajo se çfarë duhet bërë pasi fëmijët të mbushin 18 vjeç dhe si t'i integrojmë ata në shoqëri dhe të bëhen të pavarur në komunitet.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI