Maqedoni
Pragë, takimi i parë i komunitetit politik evropian
06.10.2022 15:17
Ideja e Makronit mblodhi 44 liderët e botës në Pragë. Në takimin e parë të Komunitetit Politik Europian...

Ideja e Makronit mblodhi 44 liderët e botës në Pragë. Në takimin e parë të Komunitetit Politik Europian fokusi u vë në tejkalimin e krizës energjetike, duke mos përjashtuar infalcionin, stabilitetin në Europë në rast të përshkallëzimit të situatës në Ukrainë. Liderët evropianë kërkuan bashkëpunim për sigurinë, stabilitetin dhe paqen në Evropë.
“Qëllimi para se gjithash është të ndajmë lexim të përbashkët të situatës, që ndikon Evropën dhe gjithashtu të dnërtojmë stategji të përbashkët.”, tha presidenti i Francës Emanuel Makron.
“Ne ndajmë kontinentin e njëjtë dhe përballemi me sfidat e njëjta. Do të bisedojmë se si të përmirësojmë bashkëpunimin që të kemi stabilitet më të madh, siguri dhe paqe.”, kryetar i Këshillit Evropian Sharl Mishel.
Liderët europianë u angazhuan që të garantohet sigurim i energjensëve me çmime të kapshme, mbështetje e vendeve të punës dhe uljen e faturave për grupet e rrezikuara të qytetarëve.
“Ne duhet të gjejmë paqen dhe sigurinë, por nuk përfundon këtu. gjithashtu ekziston inflacion dhe çmime të larta të energjisë duke lëkundur standarin në Evropë dhe kjo varet nga energjensët e importuar duke kërcënuar sigurinë tonë energjtike. ne duhet të përballemi me tranzicionin e energjisë.”, kryeministri i Çekisë Petër Fiala.
Liderët e Ballkanit Perëndimor kërkuan trajtim të barabartë në përballjen me krizat sikurse vendet anëtare të Unionit.
“Nuk është ide e re, është e vjetër, por ka rilindur tani në kohëra krize. Shpresoj se s’do kemi nevojë për krizë të re që të kemi një takim si ky, por nga ky takim do të ndërtojmë diçka të rëndësishme për komunitetin e madh të Evropës. Për ne është apsolutisht vendimtare, që edhe pse nuk jemi në BE, ne jemi evropianë.”, tha kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
“Nga sanksionet e BE-së janë përjashtuar disa shtete sikurse Hungarija dhe Bullgarija por jo edhe Serbija.”, tha presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Në kuadër të takimit në pragë Maqedonia e Veriut dhe Ukraina nënshkruajtën marrëveshje për tregëti të lirë të produkteve ushqimore midis dyja vendeve, eksport pa doganë të frutave dhe perimeve dhe doganë të ulur gjatë eksportit dhe importit të një numri të madh të produkteve.
MERALE ISMAILI
