Maqedoni
MPB dhe UNDP fushatë kundër krismës me armë në festa
06.10.2022 15:59
"Çdo plumb ka një objektiv! Festoni me zemër, jo me armë”, është slogani i fushatës së re për ndërgjegjësimin e publikut...

"Çdo plumb ka një objektiv! Festoni me zemër, jo me armë”, është slogani i fushatës së re për ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet që vijnë nga mbajtja dhe keqpërdorimi i armëve gjatë festave të ndryshme. Aktiviteti zbatohet nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Qëllimi kryesor i fushatës është të paralajmërojë për pasojat e përdorimit të paautorizuar të, veçanërisht gjatë festave, si dhe të zvogëlojë numrin e incidenteve që lidhen me të shtënat. Mesazhi i dërguar qytetarëve është se edhe një plumb në ajrë duhet të përfundojë diku dhe i njëjti rezikon jetën e dikujt. Ministri Spasovski pohoi se me kësi lloj aktivitete do ta risin vetëdijen tek opinion, për mos përdorim të armëve aty ku nuk e kanë vendin.
“Pa asnjë dyshim mund të konstatojmë se ngjarja e sotme paraqet një aktivitet institucional parasegjithash nga aspekti preventive, për nevojën që duhet kuptuar se armët nuk duhet të përdoren aty ku nuk e kanë vendin. Lufta kundër tregtisë ilegale të armëve është prioritet strategjik i Ministrisë së Punëve të Brendshme.”, tha ministri i MPB-së, Oliver Spasovski.
Sanja Bojaniç, zëvendësuese e përhershme e përfaqësuesit të UNDP-së, dekalroi se ky qëllim mund të arrihet vetëm nëse të gjithë faktorët e shoqërisë punojnë së bashku në këtë projekt.
“Qytetarët duhët të jenë të vetëdishëm se ato janë faktori krysor I kësaj storie, dhe duhet të festojnë me zemër e jo me armë, pra të mos kenë kontakt me armët gjatë festave familjare. Ashtu siq thotë edhe vet sllogati I kësaj ngjarje “ÇDO PLUMB KA NJË OBJEKTIV”, një cak do ta kenë edhe ato plumba të cilat I gjuajmë gjatë festave, edhe pse ndoshta nuk kanë qëllim ta vrasin dike, por ai plumb duhet të përfundon diku, dhe mund të marrë jetë njerzish.”, tha Sanja Bojaniç, përfaqësuese e UNDP-së.
Në ngjarje u thekësua se gjatë vitit të kaluar, deri në fund të shtatorit, policia ka regjistruar 14 raste të keqpërdorimit të armëve gjatë festave dhe festimeve dhe të gjitha janë zgjidhur penalisht. Kjo fushatë është duke u realizua paralelishtë edhe në Kosovë. Fushata "Çdo plumb ka një objektiv!" Festoni me zemër, jo me armë” financohet nga qeveritë e Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Suedisë, Holandës dhe Norvegjisë përmes Fondit të Mirëbesimit Multipartner dhe mbështetet nga Bashkimi Evropian.
FITIM KRYEZIU
