Ekonomi

OEM, kompanitë nuk përfitojnë nga Ballkani i Hapur

06.10.2022 16:52

Inicijativa për Ballkan të Hapur nuk ka lehtësuar qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve, vlerëson Oda Ekonomike e RMV-së....

Inicijativa për Ballkan të Hapur nuk ka lehtësuar qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve, vlerëson Oda Ekonomike e RMV-së. Sipas hulumtimit të saj në terren, problemet më të mëdha janë në pikën kufitare me Serbinë, ku çdo ditë vërehen kolona kilometrike të kamionëve që presin disa orë për të hyrë. Korridoret e gjelbra nuk kanë qenë në funksion prej në korrik, dhe për shkak të mospërputhjeve të sistemeve, transportuesit duhet të kontrollohen nga dy herë.
 
“Kompanitë tregojnë se nuk ka ndonjë përfitim të veçantë nga aktivitetet në kuadër të Ballkanit të Hapur, duke pasur parasysh se në kufijtë me Serbinë fqinje përballen me turma dhe presin në pikën kufitare pas disa orësh. Perceptimi i kompanive dhe çfarë mund të konstatohet gjatë vëzhgimit, nga aktivitetet në kuadër të iniciativës Ballkani i Hapur, nuk ka përmirësim të dukshëm të kushteve gjatë kalimit të pikës kufitare Tabanovc- Preshevë.”, tha Aneta Dimovska nga Oda Ekonomike.
 
Probleme ka pasur edhe me energjinë elektrike. Ndërprerjet e energjisë bllokuan sistemin, nuk funksionuan as peshoret. Mungon edhe numri adekuat i korsive në të cilat lëvizin automjetet, si dhe problem paraqet edhe orari i punës së terminalit doganor. Kompanitë tashmë e kanë njoftuar Qeverinë për këtë. 
 
“Kemi diskutuar se nësë është e nevojshme blerja e një trafo stacion apo në pjesën e agregatit, sepse ai ekzistuesi nuk ndizen automatikisht por duhet manualisht. Administrata doganore tashmë e ka marrë këtë aktivitet dhe për një periudhë të caktuar ekipet e EVN-së janë në terren për zgjidhjen e problemit. Shumica e pengesave që janë zbuluar janë rregulluar.”, tha Biljana Peeva-Gjuriq, drejtoreshë operative e Odës Ekonomike.
 
Transiti direkt me Shqipërinë nuk është futur plotësisht, gjë që është një nga problemet në Ballkanin e Hapur për kalimin më të shpejtë të kufirit.  Nga OEM thonë se edhe pse procedurat janë të dixhitalizuara, ende kërkohet dëshmi në letër, që është një kosto shtesë për kompanitë.
 
SEDAT SELIMI