Biznes-forum në Komunën e Gazi Babës
Risitë në fushën e biznesit, shfrytëzimi i euro-fondeve, si dhe mundësia e kompanive të vendit që të krijojnë kontakte dhe të depërtojnë në tregjet evropiane ishte qëllimi i biznes-forumit të sotëm, të organizuar nga Komuna e Gazi Babës...

Risitë e këtilla janë çelësi kyç për zhvillim ekonomik të vendit, u tha në këtë biznes-forum.
“Përmes fondit për inovacione krijohen masa dhe politika me të cilat inkurajohen risitë, për shkak se ajo gradualisht bëhet e pranishme në krijimin e konkurrencës. Si pjesë e politikave të këtilla dhe punës që është bërë, shënojmë përparim në tabelën për konkurrencë globale për 10 vende dhe Maqedonia në këtë moment, pas Bullgarisë, përfaqëson ekonomi më konkurrente në rajon”- deklaroi zëvendëskryeministri, Vladimir Peshevski.
Në biznes-forumin e sotëm, përveç investitorëve të vendit, të pranishëm ishin edhe investitorë nga jashtë.
“Delegacioni i biznes-asociacionit turk do të vizitojë biznesmenët fillestarë të Maqedonisë dhe do të mundohemi të gjejmë një bashkëpunim, për të investuar bashkë ne ekosistemin e Maqedonisë, për shkak se fillestarët janë faktorët kyç për biznes inovativ”- tha kryetari i biznes-asociacionit turk, Bajbars Alltuntash.
Qendrat e para të biznesit inovativ do të hapen në Komunat e Gazi Babës dhe Tetovës. (Ersan Pajaziti, TVM2)
