Botë

Ukrainë, bombardime ruse në Zaporuzhia

06.10.2022 18:50

Bombardimet ruse kanë vrarë të paktën dy persona në qytetin ukrainas Zaporizhia...

Bombardimet ruse kanë vrarë të paktën dy persona në qytetin ukrainas Zaporizhia dhe dëmtuan ose shkatërruan disa ndërtesa banimi. Kreu i Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës publikoi video të punonjësve të urgjencës pranë ndërtesave të dëmtuara, duke luftuar me zjarret.
 
Zaporizhia është një nga katër rajonet ukrainase të aneksuar nga Rusia, për të cilën Kievi thotë se nuk do të pranojë kurrë sekuestrimin e paligjshëm të territorit të tij me forcë dhe që është dënuar nga aleatët e Ukrainës. 
 
Ushtria ukrainase ka njoftuar se vetëm një javë pasi që presidenti rus Vladimir Putin shpalli aneksimin e rajonit të Khersonit në Ukrainë, kanë arritur të çlirojnë 400 kilometra katrorë në këtë rajon.
 
Ndërkohë Kryetarja e Dhomës së Lartë të Parlamentit të Federatës Ruse, Valentina Matviyenko, ftoi zyrtarët rusë dhe ukrainas në negociatat për një armëpushim.
 
Në samitin e parlamenteve të vendeve të G20-së të mbajtur në Xhakartë më 6 dhe 7 tetor, Matviyenko para së gjithash iu referua veprimeve të Perëndimit ndaj Rusisë dhe tha se zyrtarët perëndimorë nuk kanë më argumente që mund të përdorin kundër Rusisë dhe për këtë arsye filluan të flasin për kërcënimet bërthamore.
 
“Meqenëse Perëndimi kolektiv i ka ezauruar të gjitha argumentet për të diskredituar Rusinë, ata filluan të transmetojnë një “karikaturë” për kërcënimin bërthamor. Është vetëm një tjetër në një seri. Vladimir Putin ka folur për këtë shumë herë dhe ka thënë se Rusia nuk ka planifikuar kurrë të kërcënojë askënd me armë bërthamore. Ai konsiderohet si faktor parandalimi dhe mbrojtjeje në rast agresioni”, tha Matviyenko.