Botë

Tajlandë, 38 të vdekur nga një sulm në një qendrë për fëmijë

06.10.2022 19:16

Të paktën 38 njerëz janë vrarë pasi që një ish-polic hapi zjarr në një qendër të kujdesit...

Të paktën 38 njerëz janë vrarë pasi që një ish-polic hapi zjarr në një qendër të kujdesit ditor për fëmijë në Tajlandë.
 
Siç ka bërë të ditur policia tajlandeze, dorasi është ende në kërkim pas sulmit në veri-lindje të vendit.
 
Sulmuesi qëlloi në drejtim të fëmijëve dhe të rriturve dhe tani është në kërkim, njoftoi policia. Motivi i sulmit është ende i panjohur.