Botë

Biden: Kërcënimet bërthamore të Putin nuk duhen nënvlerësuar

07.10.2022 10:44

Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi së fundmi se bota duhet t’i marrë seriozisht kërcënimet...

Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi së fundmi se bota duhet t’i marrë seriozisht kërcënimet për përdorimin e armëve bërthamore nga Putini.
 
Gjatë një takimi elektoral në Nju-Jork, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se Vladimir Putin nuk bën shaka kur flet për përdorimin e mundshëm të armëve kimike apo bërthamore dhe e gjitha kjo pasi ushtria e tij ndodhet në vështirësi në Ukrainë.
 
“Për herë të parë që nga koha e krizës me Kubën, rikthehet paniku për Armageddonin bërthamor”, u shpreh mes të tjerash presidenti amerikan.