Maqedoni

Furnizimi me gaz natyror, Bekteshi takim me një kompani nga lista e opozitës

07.10.2022 11:04

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me drejtorin e EMV-së, Vasko Kovaçevski, si dhe me Viktor Andonovin...

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me drejtorin e EMV-së, Vasko Kovaçevski, si dhe me Viktor Andonovin, këshilltar i kryeministrit për energjetikë, sot do të realizojnë takim me njërën nga kompanitë për furnizim të gazit natyror të cilën si kontakt në Qeveri e propozoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
 
Takimi me kompaninë tjetër, për blerjen e mazutit më të lirë, pritet të shtunën ose të dielën. MInistri Bekteshi sqaron se pasi të diskutohen detajet, do të sihet nëse kushtet dhe oferta janë të pranueshme për EMV-në.
 
“Takimi nuk do të jetë në Shkup, por jashtë Maqedonisë së Veriut. Ne do të kthehemi nesër dhe opinioni do të informohet për ofertën dhe se si kanë shkuar negociatat”, nënvizoi Bekteshi.
 
Shteti tashmë ka dërguar sasitë dhe nevojat, duke përfshirë edhe nevojat e TE-TO-s.Për bisedimet me Serbinë, ai vlerësoi se janë afër marrëveshjes. Ai edhe një herë apelon qytetarët që të mos shqetësohen sepse do të ketë ngrohje dhe energji.