Maqedoni
LSM: Dënime për kompanitë që largojnë punëtorët
07.10.2022 11:50
Qeveria duhet seriozisht t’i shqyrtojë dhe t’i dënojë kushtet e kompanive që dje kërcënuan me pushimin nga puna 30 deri në 50 për qind...

Qeveria duhet seriozisht t’i shqyrtojë dhe t’i dënojë kushtet e kompanive që dje kërcënuan me pushimin nga puna 30 deri në 50 për qind të punëtorëve për shkak të rritjes së shpenzimeve që do të kishin, thonë nga Lidhja e Sindikatave.
“Kompanitë duhet të jenë të përgjegjshme, sepse gjatë krizës Covid, qeveria ndihmoi bizneset me paratë e qytetarëve dhe gjithashtu një pjesë e madhe e tyre abuzuan me ndihmën financiare të qeverisë dhe përfunduan në xhepat e tyre në vend të paratë e punëtorëve, ndërsa prokuroria dhe institucionet ende heshtin.”, reagojnë nga LSM.
Sipas tyre, një kërcënim i tillë publik do të sjellë trazira sociale dhe do të rrezikojë gjendjen edhe ashtu të brishtë sociale të punëtorëve por edhe të qytetarëve.
“Për këto arsye kërkojmë që qeveria ta dënojë dhe urgjentisht të marrë masa për mbrojtjen e ligjshme të punonjësve në sektorin privat, sidomos në kushte të krizës ekonomike, sepse biznesi në kohë krize ekonomike dhe energjetike, bënë miliona fitime ndërsa punëtorët mezi mbijetojnë dhe ndjejnë në lëkurën e tyre rritjen më të madhe të kostos së jetesës”, thonë nga LSM.
