Botë

Lufta në Ukrainë, Zaporizhzhia sulmohet me dronë kamikazë

07.10.2022 12:40

Forcat e armatosura ruse sulmuan, mbrëmë qytetin e Zaporizhzhia në Ukrainë, duke përdorur kësaj here dronë kamikazë.

Forcat e armatosura ruse sulmuan, mbrëmë qytetin e Zaporizhzhia në Ukrainë, duke përdorur kësaj here dronë kamikazë.
 
Si pasojë e këtyre sulmeve, mbetën të vdekur 7 persona dhe u shkatërrua infrastruktura në dy distrikte në qytetin ukrainas.Një ditë më parë OKB deklaroi se nuk e njeh Zaporizhzhia si territor rus, duke refuzuar referendumet për aneksim. Ndërkohë Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi se bota duhet t’i marrë seriozisht kërcënimet për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia.
 
“Putin nuk bën shaka kur flet për përdorimin e mundshëm të armëve kimike apo bërthamore dhe e gjitha kjo pasi ushtria e tij ndodhet në vështirësi në Ukrainë.Për herë të parë që nga koha e krizës me Kubën, rikthehet paniku për Armageddonin bërthamor”, u shpreh presidenti amerikan.
 
Nga ana tjetër, presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, akuzon se disa vende në Europë preferojnë provokimin dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti, por pa i përmendur me emër.