Botë

Lubmin, Gjermania mbyll terminalet e Nord Stream

07.10.2022 13:28

Gjermania mbylli dy terminalet e saj të gazit natyror Nord Stream...

Gjermania mbylli dy terminalet e saj të gazit natyror Nord Stream të vendosura në qytetin Lubmin dhe përforcoi kontrollet e sigurisë përreth zonës.
 
Dy terminalet kanë kontrolle të rrepta sigurie dhe të huajt nuk lejohen të afrohen. Tubacionet u ndërtuan për të transportuar gaz nga Rusia në Gjermani dhe Kremlini ka shprehur interes për të marrë pjesë në hetimet në lidhje me rrjedhjet në zonat ekskluzive ekonomike suedeze dhe daneze, por një gjë e tillë nuk është lejuar nga autoritetet europiane.
 
Rrjedhja e gazsjellësit Nord Stream nën Detin Baltik është bërë një ngjarje kryesore. Problemet e çarjes dhe rrjedhjeve u shfaqën kur presioni në tubacione ra në mënyrë më 26 shtator. Autoritetet suedeze dhe daneze filmuan zonat ku gazi dilte në sipërfaqen e Detit Baltik. Dy nga rrjedhjet janë në zonën ekskluzive ekonomike të Suedisë (EEZ) në Detin Baltik dhe dy janë në ZEE të Danimarkës. Autoritetet suedeze kanë prova për të mbështetur dyshimet se tubacionet e gazit Nord Stream janë sabotuar. Megjithatë, hetimi mbetet secret për të kuptuar në mënyrë të detajuar se çfarë ka ndodhur.Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar se hetimet pa Rusinë nuk mund të jenë objektive.