Maqedoni

Ohër tensione në protestën kundër klubit bullgar

07.10.2022 13:45

U desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar tensionet në Ohër...

U desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar tensionet në Ohër, ku protestuesit  e organizuar nga E majta me mbështetje edhe të VMRO DPMNE-së, dolëmn kundër hapjes së qendrës kulturore bullgare “Car Borisi III”. “Fashist, vrasës, tatar” ishin mbishkrimet dhe thirrjet në protestë.
 
Nuk munguan as gurët dhe vezët kundër objektit dhe përplasja me policinë
 
“Është fashizëm në shekullin 21, një shtet që është në BE, të vijë ktu në një shtet të vogël që nuk është evropian, por që lufton për tu bërë evropian. Кëto janë vlera të kalbura të Bullgarisë.”, tha një protestues.
 
“Njerëzit që e udhëheqin këtë klub, janë maqedonas të imponuar nga Bullgaria, që të shkaktojnë përçarje mes popullit maqedonas.”, u shpreh një protestues.
 
“Ne jemi maqedonas dhe do të qëndrojmë maqedonas gjithë jetën.”, tha një protestues.
 
Bllazheski: Të gjitha ligjet në vend janë respektuar
 
Megjithë protestat, kryetari i shoqatës “Car Borisi i Tretë”, thotë se kanë respektuar të gjitha ligjet.
 
“Ne i respektuam të gjitha ligjet, me gjithë respektin për shtetin, Republikën e Maqedonisë, për maqedonasit.”, tha Tome Bllazheski, kryetar i  shoqatës “Car Borisi i Tretë”.
 
Ligji për shoqata dhe fondacione, VMRO-DPMNE do të parandalojë shoqatat e reja
 
VMRO DPMNE akuzon politikanët në pushtet në vendin tonë dhe në Bullgari, se në dy vitet e fundit po angazhohen për rishikimin e historisë. 
 
“Hebrenjtë nga Maqedonia janë pjesë e familjes evropiane dhe procese të tilla, janë të papranueshme dhe paraqesin më shumë se një provokim serioz...Ajo që po ndodh është dhunimi i popullit maqedonas, e kaluara e tij antifashiste përmes imponimit të vlerave të Rajhut të Tretë të fshehura përmes abuzimit të yllit evropian. Këto nuk janë vlera evropiane.”, tha Rashela Mizrahi nga VMRO-DPMNE.
 
VMRO-DPMNE do të dorëzojë Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqata dhe fondacione, i cili jo vetëm që do të pengojë formimin e ardhshëm të klubeve të tilla kuazi-kulturore, por edhe për të reaguar ndaj atyre tashmë ekzistuese.
 
ILMIJE ZHAKU