Botë
Çmimi Nobel për Paqe, fitojnë një bjellorus dhe 2 OJQ nga Rusia e Ukraina
07.10.2022 14:17
Bjellorusi Ales Bialiatski, organizata e të drejtave të njeriut “Memorial” nga Rusia dhe organizata nga Ukraina...

Bjellorusi Ales Bialiatski, organizata e të drejtave të njeriut “Memorial” nga Rusia dhe organizata nga Ukraina, “Qendra për Liri Civile”, kanë fituar Çmimin Nobel për Paqen.
Në arsyetimin e dhënies së çmimit theksohet se ata, së bashku, kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të dokumentuar krimet e luftës, abuzimet e të drejtave të njeriut dhe pushtetit. Bialiatski ishte një nga nismëtarët e lëvizjes demokratike në Bjellorusi në mesin e viteve ‘80. Ai u burgos nga viti 2011 deri në vitin 2014. Pas demonstratave në kundër regjimit në vitin 2020, ai u arrestua sërish dhe është ende në paraburgim pa gjyq.
Organizata e të drejtave të njeriut “Memorial” u themelua në vitin 1987 nga aktivistë të të drejtave të njeriut në ish-Bashkimin Sovjetik, të cilët donin të siguronin që viktimat e shtypjes së regjimit komunist të mos harroheshin kurrë. Në dhjetor 2021, autoritetet vendosën që qendra e Memorial të mbyllej përgjithmonë. Qendra për Liritë Civile u themelua në Kiev në vitin 2007 me qëllim të avancimit të të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Ukrainë. Pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, Qendra është angazhuar për të identifikuar dhe dokumentuar krimet ruse të luftës kundër popullsisë civile ukrainasedhe për t’i vënë fajtorët para drejtësisë për krimet e tyre.
