Maqedoni
Trençevska: Pensionet duhet të kenë zgjidhje të përhershme
07.10.2022 14:42
Ashtu siç e kemi përcaktuar pagën minimale, është koha që të diskutohet edhe për përcaktimin e pensionit minimal...

Ashtu siç e kemi përcaktuar pagën minimale, është koha që të diskutohet edhe për përcaktimin e pensionit minimal, pasi që edhe pensionistët kanë kërkuar, që pensioni minimal të jetë 20.000 denarë, tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska. Sipas saj pensioni minimal do të vendoset vitin e ardhshëm.
“Është koha që në vitin 2023 të fillojmë të diskutojmë për një sistem pensioni minimal, ashtu siç kemi një pagë minimale, por sa do të jetë kështu mbetët për tu parë.”, tha Jovanka Trençevska nga MPPS.
Trençevska tha se me korrigjimin që u bë në janar pensionet janë rritur për gati 10%, diçka që nuk ka ndodhur në periudhën e kaluar, dhe rregullimi i radhës do të bëhet në mars të vitit 2023.
“Kur ndërtojmë një sistem, ndërtojmë që të kemi rezultate në afat të shkurtër dhe afatgjatë, por nëse do të donim të ishim populist, mund t'u kishim thënë të gjithëve një rritje lineare prej dy, tre, apo pesë mijë denarë. Ata do ta ndiejnë atë në moment, por nuk është një sistem që nënkupton një zgjidhje të përhershme të problemit të shtrirjes. Si Ministëre e Punës jam e fokusuar në zgjidhje të përhershme sistematike, të cilat japin rezultate si në planin afatshkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë.”, tha Trençevska
Pas pajtimit të fundit me të cilin pensionistët kanë marrë rritje të pensioneve prej 6,8%, sidomos pensionistët me pensione më të ulëta, gjithnjë e më shumë po thonë se rritja prej 700-800 denarë nuk do të thotë shumë në kushtet kur çmimet e produkteve bazë pothuajse janë dyfishuar muajve te fundit, tha Trençevska.
GYLTENE SINANI
