Agjencia e Filmit mbështet tre projekte shqiptare
Agjencia e Filmit i shpalli rezultatet e konkursit për financimin e projektit për prodhimin e filmave të metrazhit të shkurt dhe metrazhit të gjatë, filmave dokumentar dhe filmave të animuar...

Sa i përket filmit të luajtur me metrazh të gjatë, do të mbështeten gjithsej 8 projekte, ndërsa në mesin e fituesve është edhe projekti i Arben Thaçit, i cili ka konkurruar me produksionin “Alb film” dhe projekti i Faton Bajraktarit, i cili ka konkurruar me produksionin “Arnell prodakshën”.
Po ashtu, nga projektet shqiptare, Agjencia e Filmit do të mbështesë edhe filmin dokumentar të metrazhit të gjatë të Leutrim Idrizit, projekt i “Leoid film”.
“Këtë vit kemi mbështetur 8 filma të luajtur, prej të cilëve katër janë vendor dhe katër janë me koproduksion në vende të tjera, me bashkëfinancim të pjesshëm nga vende të tjera. Në këtë konkurs, Agjencia e Filmit vendosi të përkrah tre projekte të filmit që janë debitues edhe atë “I zhdukuri” në regji të Arben Thaçit, “Gjyshi dhe nipi” i Ilija Piperkovskit dhe projekti “Hepines” nga Ilija Zafirovski”- deklaroi drejtori i Agjencisë së Filmit, Darko Boshevski.
Po ashtu, Bashevski bëri të ditur se për herë të parë në historinë e filmit në Maqedoni do të mbështet edhe një projekt filmik për më të rinjtë. Bëhet fjalë për filmin “Fëmija prej sheqerit” i regjisorit Igor Ivanov. (Gyltene Sinani, TVM2)
