Maqedoni

Hekurudha me Bullgarinë, Lokvenc: Do të përfundoj deri në vitin 2027

07.10.2022 14:59

Vendi ynë është në fazën finale për ndërtimin e hekurudhës deri në kufirin me Bullgarinë...

Vendi ynë është në fazën finale për ndërtimin e hekurudhës deri në kufirin me Bullgarinë. Deri më 18 tetor firmat për ndërtimin e proektit do të fillojnë me punë, ndërsa ngjarja zyrtare do të mbahet në 29 tetor të këtij muaji. Këto risi I paralajmëroi Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë Hari Llokvenec. Me këtë do të fillojë ndërtimi i dy seksioneve nga Kumanova në Belakovcë dhe  nga Belekovci në Kriva Pallankë. Për seksionin e tretë nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë përgaditja e dokumentacionit tenderues është në fazën e fundit. Filliimi i ndërtimit pritet të bëhet në fund të vitit 2023. Ndërtimi i tërë hekurudhës deri në Bullgari pritet  të përfundojë deri në vitin 2027. 
 
“Që të arrin treni deri në Sofje, ose prej Sofjes deri në Shkup është e nevojshme që edhe kolegët tanë nga pjesa bullgare ti kryejnë punët e tyre, dhe kemi premtime se punën e tyre ata do ta kryejnë deri më vitin 2027. Kjo do të thotë se jemi komplementar në punën tonë dhe plotësohemi në realizimin e këtij proekti infrastrukturor të rëndëdishëm.”, tha Hari Llokvenec. drejtor i Hekurudhave të Maqedonisë 
 
Ndërtimi i hekurudhës mvaret nga katër faktorë thekson Llokvenec. Fillimisht janë mjete financiare të cilat veçmë janë të siguruara, ekzistimi i lokalitetve  arkeologjike për të cilat institucionet kanë vërtetuar se nuk janë në kuadër të trasës rrugore, eskpropriimi I cili është realizuar në tërësi dhe përkushtimi i firmave realizuese dhe shpresojmë se kemi bërë zgjedhjen e duhur , thotë drejtori I hekurudha të Maqedonisë Hari Llokvenec. 
 
FLUTURA LATIFI