Maqedoni

Zona zhvillimore teknologjike, Despotovski: Kemi trend pozitiv ekonomik, edhe pse krizë

07.10.2022 15:14

Edhe përskaj sfidave të ndryshme gjatë vitit Zona Zhvillimore Teknologjike ka arritur që mbajë trendin pozitiv në aspektin ekonomik...

Edhe përskaj sfidave të ndryshme gjatë vitit Zona Zhvillimore Teknologjike ka arritur që mbajë trendin pozitiv në aspektin ekonomik. Në tre kuartalët e parë  eksporti ka arritur në 2.8 miliard euro ndërsa vetëm në shtator diku rreth gjysëm miliardë euro. Gëzon fakti që numri i vendeve të punës po shkon drej rritjes thotë drejtori i Zonës i cili shton se pritet që ky vit të jetë rekord sa i përket aktivitetit ekonomik.
 
“Numri i vendeve të punës në zonë vazhdon të ritet edhe në shtator. Në fillim të vitit numri i të punësuarve ka qenë 14.100 ndërsa në shtator ka pëfunduar me 15.600 që është një rritje prej 12 %. Ekonomija në zonën teknologjike edhe përskaj sfidave ka arritur të mbajtë trendin e rezultateve të mira.”, tha Jovan Despotovski, drejtor i Zonës Zhvillimore Teknologjike.
 
Sa i përket rrezikut për furnizim me gaz të kompanive nga zona zhvillimore Despotovski thotë se për momentin nuk ka indikacione të tilla por përkundrazi kompanitë janë duke zgjeruar kapacitet e tyre me ivenstime të reja.
 
“Me pjesën më të madhe të investitorëve të cilët janë një periudhe më të gjatë në vend kemi nënshkruar marrëveshje për kapcitete të reja.  Për këtë muaj janë paralajmëruar edhe 3 investime të reja të cilat veçanarisht do të prezentohen. Kompanitë të cilat operojnë 3 apo më shumë vjet seriozisht po mendojnë që të risin investimet.”, tha Despotovski.
 
Klima e biznesit në vend është e volitshme ndërsa antarsimi në NATO  ka luajtur rol të madh per tërheqejën i proekteve të reja të kompanive thonë nga Zona Zhvillimore.
 
GAZMEND KURTISHI