Maqedoni

Inicijativa për referendum, Apasiev: Nuk presim pengesa

07.10.2022 15:27

Dimitar Apasiev nga partia “E Majta” njoftoi se ka dorzuar në Kuvend kërkesën për shpalljen e referendumit të detyrueshëm...

Dimitar Apasiev nga partia “E Majta” njoftoi se ka dorzuar  në Kuvend kërkesën për shpalljen e referendumit të detyrueshëm dhe plotësues në nivel shtetëror. Pyetja për të cilën e Majta kërkon referendum thotë: “A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në duke pranuar konkluzionet parlamentare të 16 korrikut 2022”. Sipas Apasiev janë mbledhur 750 nënshkrime dhe se nuk pret pengesa nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

“Nëse Talat Xhaferi guxon të shtiret si gjyqtar kushtetues, ne do të fillojmë të bllokojmë kuvendin. Besoj se do të kemi koordinim me deputetët e VMRO-DPMNE-së, që të na bashkohen apo ta bëjmë bashkë. Ne presim që si opozitë të na marrin seriozisht sepse kjo i kalon të gjithë kufijtë e sjelljes civilizuese, hedhja e nismave për të cilat ju keni shpenzuar procedura ligjore, kohë, energji dhe burime.”, tha Dimitar Apasiev, kryetar i partisë “E Majta”.
 
LSDM: Apasiev dhe Mickovski pengojnë rrugën drejt BE-së
 
Inicijativën e të Majtës nga LSDM e kanë cilsuar si pengesë në rrugën integruese të vendit pasi sipas tyre kuvendi ka votuar për mbrojtjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase. 
 
“Fillimisht duhet të shohim iniciativën sepse ende nuk ka arritur tek ne. Unë personalisht dhe mendoj se asnjë nga kolegët e mi nuk e kemi parë, kjo është gjëja e parë.E dyta, ajo që di unë është se në këtë Kuvend votoi shumica dhe ne si LSDM votuam për mbrojtjen e gjuhës, identitetit dhe kulturës maqedonase në procesin e negociatave me BE-në. Së treti, është e qartë se gjithçka që Mickoski dhe Apasaiev po bëjnë është ta pengojnë rrugën drejt BE-së.”, tha Nenad Kociq nga LSDM.
 
Kreu i kuvendit Talat Xhaferi muajin e kaluar hodhi poshtë iniciativën e VMRO-DPMNE-së me arsyetimin se ajo Marrëveshje ka trajtimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare të ratifikuar.
 
NAIM RAMADANI