Maqedoni
Liderë e BE-së në Pragë: Çmimi i rrymës patjetër të kufizohet
07.10.2022 15:44
Bashkimi Evropian siguron gaz nga partnerët e saj të ngushtë si Norvegjia dhe SHBA-ja...

Bashkimi Evropian siguron gaz nga partnerët e saj të ngushtë si Norvegjia dhe SHBA-ja, por njëherit liderët evropian theksojnë nevojën për fiksimin e çmimit të energjisë elektirke dhe ndërprerjen e kostos së mëtejme. Sipas kryetares së KE-së Ursula Von Der Leyen, BE ka siguruar 90% të rezervave të energjisë, e që e cilëson mjaftueshëm për amvisëritë dhe kompanitë e vendeve evropiane.
“Bisedojmë për atë se si ta kufizojmë çmimin e enrgjisë, ku dhe si t’i vëndojmë kufinjtë. Me të vetmin treg të energjencave, të gjitha bizneset do të kenë shancë të konkurojnë me cilësi dhe jo me shpenzime për prodhim.”, tha kryetarja e KE-së Ursula von der Leyen.
“Tregtia me naftë deri tani është kontrolluar nga furnizuesit, ndërsa tani duam ta kufizojmë çmimin me rritjen e sasive.”, tha Josep Borrell, shef i Diplomacisë Evropiane.
Me krizën energjetike liderët evropian solidarizohen edhe me vendet kandidat për anëtarsim. Sigurojnë se do të ketë energji elektrike edhe në ata shtete që janë në fazat e ndryshme të procesit integrues.
“Kemi vende kandidate të cilat kryesisht importojnë energji para së gjithash energji elektrike me çmime shumë të larta, me çmim më të lartë se vendet e BE-së. Është detyrimi yni që ta rregullojmë tregun e brendshëm dhe t’i sigurojmë që të kenë më shumë qasje në nevojat e tyre për import.”, tha kryeministri i Sllovenisë Robert Gollob.
Çmimi përfundimtar për kufizimin e rrymës do të merret në tetor nga liderët e BE-së.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
