Maqedoni
Pagat e gushtit, 5 mijë kompani nuk kanë bërë pagesat
07.10.2022 15:59
Pesë mijë kompani ende nuk kanë paguar pagën e muajit gusht, alarmojnë nga Drejtoria për të Ardhura Publike...

Pesë mijë kompani ende nuk kanë paguar pagën e muajit gusht, alarmojnë nga Drejtoria për të Ardhura Publike. Drejtora e këtij institucioni Sanja Llukarevska ka deklaruar se ndërmarjet as që kanë dorëzuar dokumentet për të paguar pagat. Sipas saj bashkërisht do të duhet të luftojmë këtë dukuri pasiqë pgesa e rrogës është e drejtë njerëzore që duhet garantuar.
“Rreth pesë mijë punëdhënës ende nuk kanë paguar pagën e muajit gusht, përderisa po aq punëdhënës as që kanë dorëzuar dokumente për të paguar pagën të më shumë se dhjetë mijë punëtorëve. Andaj, sërish po luftojmë me fenomenet e njëjta dhe mendoj se vetëm me një kontroll të sukseshëm do të mund të tejkalohen këto dukuri.”, tha Sanja Llukarevska, drejtoreshë e DAP.
Bizneset kërkon ndihmën e Qeverisë
Nga situata e krijuar të shqetësuar nga konfederata e biznesit. Shpresojnë që punëtorët të mos pushohen nga puna, pas informacioneve se 350 mijë mund të përfundojnë në rrugë si pasojë e shpenzimeve të shtuara nga kriza. Mile Boshkov fton qeverinë të ndërmer masa.
“Ministria për punë dhe politikë sociale dhe qeveria nuk do të lejojnë, që rreth 350 mijë punëtorë të mbeten në rrugë dhe të bëhen kategori sociale me ndihmë social. Këtë nuk mund ta lejojë qeveria e as vetë ekonomia. Tanimë hyjmë në dekadën e tretë të ekonomisë së lirë dhe ‘sëmundjet e fëmijëve’ sikurse hap – mbyll kompani do ti takojë të kaluarës.”, tha Mile Boshkov, kryetar i Konfederatës së Biznesit.
LSM: Qeveria të dënojë kushtëzimet e kompanive
Ndërkohë Lidhja e Sindikatave i ka kërkuar qeverisë që të dënojë kushtëzimin e kompanive se do të pushojnë punëtorë ënse nuk marrin ndihmën e qeverisë. Sipas Lidhjes së Sindikatave kjo do të shkaktojë trazira sociale.
MERALE ISMAILI
