Maqedoni

Hulumtimi i Entit Shtetëror për Revizion: Komunat, masa për rritjen e cilësisë së shërbimeve

07.10.2022 16:13

Shërbimet shëndetësore, mbyllja e vendeve të punës dhe mësimi nga distanca...

Shërbimet shëndetësore, mbyllja e vendeve të punës dhe mësimi nga distanca, kanë qenë problemet më të mëdha me të cilat janë përballur qytetarët gjatë kohës së pandemisë, tregon anketa e realizuar në muajin korrik në më shumë se 1000 të anketuar nga i gjithë vendi. Qytetarët poashtu janë ankuar se komunat nuk i konsultojnë edhe për planifikimin urbanistik.
 
“Planifikimi Urbanistik është problemi më i madhë me të cilat ballafaqohen qytetarët në të gjithë 8 rajonet, dhe ky është një nga tre problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen qytetarët. Vetëm 5 për qind nga të anketuarit kanë pohuar se kanë qenë të konsultuar nga autoritetet komunale.”, tha Ivana Ivanoviç nga “Tim Institut" - Shkup.
 
“Nga njëra anë duhet të rriten të hyrat e pushtetit lokal, dhe të mundësohen kushte më të mira për tju ofruar qytetarëve shëbime më efikase. Nga ana tjetër edhe autoritetet komunale duhet ti informojnë qytetarët më shumë për aktivitetet e tyre dhe për shërbimet të cilat i ofrojnë.”, tha Maksim Acevski, revizor shtetëror.
 
Profesori Universitar Borçe Trenovski pohoi se gjysma e Komunave ballafaqohen me problemin e mospasjes së kuadrit të duhur njerëzor, sidomos në inspektoratet të cilat reflektohen në shërbimet ndaj qytetarëve. 
 
“Tani kontrolli mbi shërbimet e ofruara është shumë i dobët, sidomos këtu duhet të potencohet inspektorati turistik. Po i përmendi inspektoratet sepse i kemi shumë në numër siq janë inspektoratet e arsimit, turistik, tatimor, urbanistik. Nëse i pyesni 10 Kryetar të Komunave, 8 prej tyre do tju thonë se kanë problem me ndërtimet pa leje. Dhe duhet që paga e inspektorëve të rritet, por me kushtë nëse ulet numri i ndërtimeve pa leje.”, tha profesori universitar Borçe Trenovski. 
 
Komunat rrurale kanë të hyra për 50 për qind më të ulta për kokë banori, që nënkupton se grumbullimi i mjeteve të pakta, refleton në sherbimet e pakta të cilat i ofrojnë. Ndërkohë realizimit i investimeve kapitale është i pamjaftueshme, sepse nga 10 projektet e premtuara  gjatë fushatës, vetëm 5 janë realizuar, dhe kjo ndikon në besimin e qytetarëve ndaj sistemit.
 
FITIM KRYEZIU