Maqedoni

Kocarev: Marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë janë të dëmshme

07.10.2022 16:57

Politikanët në vend kanë krijuar një hiper realitet që është bërë një e vërtetë në vetvete....

Politikanët në vend kanë krijuar një hiper realitet që është bërë një e vërtetë në vetvete dhe që vazhdon në mendjet e një grushti pushtetdashës të padenjë, të cilët gabimisht e quajnë veten politikanë, tha kryetari i Akademis së shkencave dhe arteve të Maqedonisë, Ljupço Kocarev, me rastin e shënimit të 50 vjetorit të themelimit të institucionit. Sipas tij, kjo ka krijuar konfuzion, sidomos te të rinjtë, që mund të nënkuptojë fillimin dhe fundin e shkatërrimit të Maqedonisë.
 
Është katastrofike për Maqedoninë që, për fat të keq, persona të caktuar, si bartës të funksioneve të ndryshme shoqërore, për arsye të interesave personale dhe partiake, rregullimin e çështjeve maqedonase lidhur me identitetin dhe historinë ua lanë faktorëve të jashtëm, vlerëson Kocarev. Sipas tij, marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë janë të paligjshme, antikushtetuese dhe poshtëruese.
 
“Pyetja: A ishte e mundur dhe, të paktën në të ardhmen e parashikueshme, a do të jetë e mundur të pajtohen interpretimet e ndryshme të historisë së Ballkanit? Për fat të keq, sipas mendimit tim, ata që kanë pësuar padrejtësi dhe dëme të paimagjinueshme në të kaluarën, krahasuar me ata që marrin pjesë në procesin e pajtimit, janë në një pozicion tjetër. Vetëm njerëzit e përulur maqedonas, dashamirët, paradashësit dhe pushtetarët, që gabimisht e quajnë veten politikanë dhe apologjetët e tyre, janë të verbër dhe të shurdhër ndaj faktit se me lidhjen dhe përmbushjen e marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë, është duke u zhvilluar një gjenocid kulturor, kundër maqedonasve në vendin e tyre.”, tha Ljupço Kocarev, kryetar i ASHAM-it.
 
Kocarev: Shanset për anëtarësim në BE janë të vogla
 
Duhet të ballafaqohemi me realitetin se Maqedonia për tu bërë e barabartë me BE-në në tridhjetë vitet e ardhshme, mundësit janë shum të vogla, konsideron Kocarev. Kocarev me një mesazh, siç i quajti politikanët pa integritet, të mos angazhohen në politikë dhe t'u jepet një mundësi njerëzve që vërtet duan të punojnë në interes të shtetit.
 
“Unë propozoj të miratohet një ligj për zhvillimin e Maqedonisë, i cili: së pari, do t'i heqë autoritetin ministrive për hartimin e strategjive. Strategjitë do të përgatiten në sinergji nga MANU, universitetet, Odat Ekonomike dhe faktorë të tjerë socialë, por jo nga elitat politike, sepse kjo paraqet konflikt interesash; dhe së treti, ministritë do të obligohen të zbatojnë strategjitë e përgatitura.”, tha Kocarev.
 
Sipas tij, për një kohë të gjatë në vend çështjet e sundimit të ligjit janë objekt i interpretimeve dhe marrëveshjeve politike dhe një shembull i tillë ishte edhe regjistrimi.
 
SEDAT SELIMI