Maqedoni
Covid-19, 56 persona të infektuar në 24 orë
07.10.2022 18:25
Asnje fatalitet për fat të mirë dhe 56 të infektuar të rinj janë shifrat covid të 24 orëve të fundit...

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 529 teste, prej të cilave janë dedektuar 36 raste pozitive në Shkup 4 në Kumanovë, nga 3 në Prilep dhe Ohër, dy në Manastir dhe nga një rast në Kavadar, Veles, Strumicë, Shtip, Negotinë, Kratovë, Krushevë dhe Makedonski Brod.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive, janë regjistruar 9 riinfeksione. Janë regjistruar 69 pacientë të shëruar.
Ndërkohë sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, janë regjistruar 2 humbje, 76 dhe 85 vjeç, që kanë ndërruar jetë në shtëpitë e tyre në periudhën 16-25 shtator.
Numri i rasteve aktive në vend, aktualisht është 432.
