Maqedoni

Bushi falënderon BE-në për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve në RMV

07.10.2022 18:47

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi sot mori pjesë në konferencën finale të twining projektit...

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi sot mori pjesë në konferencën finale të twining projektit, “Mbështetje në zbatimin e kuadrit të modernizuar ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale”, financuar nga Bashkimi Europian.
 
“Qëllimi i Twining projektit të BE-së ishte përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut dhe sistemit nacional për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë së Veriut në përputhje me standardet e legjislacionit të Bashkimit Europian dhe përmirësimi i punës së Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për zbatimin e kuadrit të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale”, ka shkruar Bushi në faqen e tij zyrtare në facebook.