Maqedoni
“Sfida për hulumtuesit e rinj 5 – Projektet e Gjelbërta
07.10.2022 19:09
Nga sot ka filluar seria e sesioneve informative në lidhje me “Sfida për hulumtuesit e rinj 5 – Projektet e Gjelbërta”....

Nga sot ka filluar seria e sesioneve informative në lidhje me “Sfida për hulumtuesit e rinj 5 – Projektet e Gjelbërta”. Kjo thirrje synon të inkurajojë nxënësit të gjejnë zgjidhje kreative për ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor.
Projektet hulumtuese duhet të jenë nga fushat e shkencave natyrore dhe teknike.
Drejtori i FIZHT, Festim Halili përmes një posimi në Facebook, njofton se tashmë është mbajtur një sesion informativ në komunën e Tetovës, në të cilin kanë marrë pjesë shkollat fillore dhe të mesme, ku të pranishmit patën mundësinë të njihen me sfidën në detaje, mënyrën e aplikimit, si dhe projektet e realizuara me sukses në kuadër të sfidës.
