Padi penale për mitmarrje për një mjek dhe një biolog

23.01.2015 18:09

MPB-ja ka parashtruar padi penale në Prokurorinë Themelore Publike ndaj dy të punësuarve në Klinikën Gjinekologjik Akusherike për shkak të dyshimit për "marrje të mitos". Bëhet fjalë për mjekun me iniciale P.L., i moshës 59 vjeçare dhe M.K. 54 vjeç, i punësuar si biolog...

Dy të paditurit, siç njoftoi MPB, kanë kërkuar para nga qytetari me iniciale D.K. nga Sveti Nikolla, që bashkëshortja e tij të kryej lindjen me prerje cezariane.

“Ministria e Punëve të Brendshme i ka kryer të gjitha procedurat në koordinim me prokurorin kompetent, u dëgjuan të dëmtuarit, u dëgjuan edhe persona të tjerë dëshmitarë që ishin të implikuar në këtë rast, kështu që pas konsultimeve me prokurorin publik, ndaj dy të dyshuarve, ndaj një mjeku dhe një biologu nga Klinika e Gjinekologjisë dhe Akusherisë, sot do të parashtrohet padi penale nën dyshimin se ata kanë kryer veprën “marrje të mitos””- deklaroi Ivo Kotevski nga MPB.

Dy të paditurit, për të kryer operacionin kanë dashur të përfitonin 19 mijë e 800 denarë. Pas kësaj, i dëmtuari e ka paraqitur rastin dhe MPB-ja i ka ndërmarrë të gjitha masat për ndriçimin e plotë të rastit, bën të ditur Kotevski. (Sanije Kasami, TVM2)