Vuçiq: Franca dhe Gjermania propozojnë anëtarësimin e Kosovës në OKB

08.10.2022 18:44

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq....

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia ti lejojë Kosovës anëtarësimin në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në BE.

“Kërkohet që Serbia të lejojë Kosovën që të bashkohet në të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara. Për këtë gjë, Serbisë do t’i garantohej anëtarësim i shpejtë në BE, dhe ndoshta edhe përfitime tjera të mëdha ekonomike. Për Serbinë, për shkak të Kushtetutës, por jo vetëm për shkak të saj, është e papranueshme që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, sepse diçka e tillë do të kishte pasoja”, deklaroi presidenti serb Vuçiq.

Ai tha se për sa kohë të jetë ai president nuk do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës. Vuçiq nuk e din nëse do të ketë takime në kuadër të dialogut, Kosovë-Serbi.