Strugë, gjimnazi ka filluar të kursejë energjinë elektrike që tani

09.10.2022 13:30

Kriza e energjisë elektrike....

Kriza e energjisë elektrike do të prekë edhe institucionet shtetërore, ndër to edhe shkollat. Ka pothuajse një muaj e gjysëm që ka filluar viti i ri shkollor, ndërsa që në fillim gjimnazi i Strugës ka filluar të kursejë energjinë elektrike.

Edhe pse pothuajse e gjithë shkolla është e pajisur me mjete teknologjike të nevojshme për realizimin e orës mësimore, këtë vit nuk do të përdoret teknologjia, përveç se në raste më të nevojshme.

Kjo është ndër masat që ka marrë gjimnazi Ibrahim Temo. Ndërsa për nxemjet gjatë dimrit, ata sigurojnë nxënësit dhe prindërit që nuk do të ketë problem, sepse kanë marrë masat e duhura.

“Për kursimin e energjisë elektrike ne kemi filluar të marim masat, ata që i kemi marrë janë të padëshirueshme për mua, por ata që kemi marrë janë se kemi çkyçur të gjithë kompjuterët, nëpër klasa, kështu që përdorimi i smarteve dhe kompjuterëve është në minimum, vetëm në nevoja të jashtëzakonshme vetëm kur profesorëve ju duhet ta përdorin. Sa i përket ngrohjes, nuk do kemi problem se jemi të pajisur, kemi naftë.“ – tha Drejtoresha e Gjimnazit, “Ibrahim Temo”, Besim Jonuzi.

Nuk ka mungesë të madhe të teksteve shkollore

Përveç pajisjes së nevojshme për kursimin e energjisë elektrike, gjimnazi ka sigurar edhe tekstet shkollore. Ata thonë se deri më tani nuk kanë mungesë të librave, përveç në lëndën e gjuhës gjermane, megjithatë nxënësit i marrin të fotokopjuara.

“Në këtë drejtim institucioni jonë nuk ka ndëni mungesë të teksteve shkollore të dukshme, përveç në gjuhën gjermane, ka mungesë të teksteve por edhe këtë e kemi zgjidhur me profesorin e lëndës, nxënësve u mundësohet që libri të fotokopjohet nga ana e shkollës.” – u shpreh Jonuzi.

Për sugjerimet jozyrtare që pushimi dimëror të zgjasë dy muaj, nga shkolla thanë se janë të mendimit se mësimi duhet të vazhdojë siç ka qenë, sepse shkolla e tyre i ka të gjitha kushtet dhe ka marrë masat e duhura. (Ilmije Zhaku, TVM2)