Kovaçevski, pakoja e re e masave, 350 mln euro

09.10.2022 15:48

Qeveria ka finalizuar masat....

Qeveria ka finalizuar masat për përkrahjen e qytetarëve dhe kompanitë në kohë të krizës energjetike dhe ekonomike. Mbrojtja e standardit jetësorë të qytetarëve dhe likuiditeti i kompanive, janë dy gjërat më të rëndësishme ku është fokusuar Qeveria, deklaroi pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Me masat e Qeverisë i kthejmë paratë te kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve tha kryeministri, duke prezentuar pakon e re të masave që peshon mbi 350 milion euro.

“Kemi sjellur pako të re të masave për përballje me krizën energjetike dhe krizën e çmimeve me vlerë prej mbi 350 milion euro, për të cilat ndikimi ekonomik pritet të jetë edhe më i madh. Në këtë mënyrë me masat që i sollëm në vitin 2022, pakoja e përgjthshme e masave anti krizë arrinë gjithsej në 750 milion euro” – tha Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.

Pas konsultimeve me ekspert, përfaqësues të punëdhënësve, shoqata të pensionistëve dhe përfaqësues të odave ekonomike, veprojmë në më shumë nivele, që të përfshihen të gjithë, tha Kovapçevski.

“E shtyjmë aplikimin e taksës ekologjike për shkak të ekonomisë që në buxhet janë mbi 25 milion euro të cilat ekonomia mund ti shfrytëzojë për tu përballur me krizën, prandaj kjo taksë nuk do të aplikohet këtë vit. Kompanitë i lirojmë nga pagesa e TVSh-së gjatë importit të gazit natyrorë dhe energjisë elektrike, energjisë për ngrohje apo ftohje që përsëri arrijnë në mbi 26 milion euro që mbeten në qarkullim te ekonomia. Kreditë e volitshme për investime në efikasitetin energjetik dhe burime të rinovueshme të energjisë në vlerë prej 100 milion euro nëpërmjet bankës zhvillimore të Maqedonisë së Veriut, sipas parimit një plus dy vazhdojnë edhe më tej që të sigurojnë përkrahje për kompanitë. Nga prilli deri më tani e subvencionojmë çmimin e tregut të energjisë edhe atë për 80%. 611 mijë familje dhe 72 konsumator të vegjël, kompani kanë 5 herë më pak llogari për energji elektrike nga ajo që do ta paguanin pa subvencionim nga shteti” – u shpreh Kovaçevski.

Edhe në kushte të krizës, energjense, energji elektrike, ngrohje dhe ushqim në Maqedoninë e Veriut patjetër të ketë, thotë kryeministri Kovaçevski. (Sanije Duraku, TVM2)