Ukrainë, sulm në Zaporizhia, 17 të vdekur

09.10.2022 15:10

Sulmet me raketa nga ana e ushtrisë ruse....

Sulmet me raketa nga ana e ushtrisë ruse në qytetin juglindor të Ukrainës Zaporizhia, vranë të paktën 17 persona. Ndërkohë 40 të tjerë kanë përfunduar në spital për shkak të plagëve të marra.

Një ndërtesë 9-katëshe u shkatërrua pjesërisht, 5 ndërtesa banimi u rrafshuan dhe shumë të tjera u dëmtuan në një  sërë sulmesh që janë shënuar në orët e para të mëngjesit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, është zotuar se ata që urdhëruan sulmet  në qytetin juglindor do të mbajnë përgjegjësi.

“Zaporozhye përsëri. Sërish sulme të pamëshirshme ndaj civilëve. Në ndërtesat e banimit, pikërisht në mes të natës. Tashmë janë 17 të vdekur. 49 të plagosur në spital, 6 prej tyre fëmijë. Poshtërsia absolute e të gjithëve. E keqja absolute. Çnjerëzorë dhe terroristë. Nga ai që dha këtë urdhër dhe nga të gjithë ata që e ndoqën këtë urdhër. Ata do të mbajnë përgjegjësi. Një domosdoshmëri. Para ligjit dhe para popullit”, shkroi Zelensky në faqen e tij në facebook.

Nga anën tjetër, pas shpërthimit të urës në Krime që lidhë gadishullin e Krimesë me Rusinë, ka bërë që ushtria ruse të rrit prezencën e saj, për të parandaluar diçka të ngjashme.

“Bëjmë mbykqyrje, u morrëm vesh për nivelin e rikonstruimit të korsisë së dytë, është porositur hekuri, kemi formuar edhe ekipin e ndërtuesve dhe dizajnuesve” – tha një zyrtarë, pjesë e Ushtrisë ruse.
Ushtria ukrainase ka njoftuar se mbi 200 ushtarë rusë deri më tani janë dorëzuar, pasi nuk duan të luftojnë dhe po shpërfillin mobilizimin e pjesshëm të Vladimir Putinit.

Derisa presidenti rus Putinit, ka urdhëruar mbylljen e kufijve me shtetet fqinje. Kievi ka publikuar pamjet kur disa ushtarë rusë dorëzohen tek ukrainasit, e shumë tjerë që janë mobilizuar kanë telefonuar linjën e veçantë të ukrainasve “dua të jetojë”, përmes të cilës u garantohet se do të trajtohen sipas konventave ndërkombëtare nëse refuzojnë të luftojnë. (Gyltene Sinani, TVM2)