Bekteshii, kontaktet e Mickoskit ofrojnë gaz rus
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi....

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka kontaktuar me kompanitë e ofruara nga lideri i opozitës, Hristian Mickoski, për furnizim me gaz dhe mazut. Sipas tij bëhet fjalë për ndërmarrës nga Serbia, Bosnja dhe Sllovenia të cilët orgojnë furnizim me gaz rus.
“Në pjesën e kontakteve, pozitat, ofertat e zotit Mickovski po kam qenë në Beograd, jam takuar me kontaktet e tij, bëhet fjalë për kompani që është regjistruar në Zvicër mund ta publikojë[ Mickoski kompaninë, por bëhet fjalë për ndërmarrës nga Serbia, Bosnja dhe Sllovenia dhe bëhet fjalë për gaz natyrorë që vjen nga federate ruse, përkatësisht Gazprom. Sa u përket kontakteve dhe pozitave për furnizim me mazut bëhet fjalë për kompani nga rajoni, më saktë nga Bosnjë Hercegovina dhe i presim ofertat e tyre. Që shteti të garantohet ne kërkojmë kontra garanci bankare për çmim për dërgesë dhe çmim dhe gjithsesi të respektohen rregullativat ligjore. Në momentin kur ta kemi ofertën do ta njoftojmë opinionin nëse janë të pranueshme dhe pse nuk janë të pranueshme, nëse nuk pranohen ato oferta nga kontaktet dhe pozitat e zotit Mickoski” – tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
