VMRO-DPMNE, energjia në vend më e shtrenjtë në rajon
VMRO-DPMNE-ja opozitare e akuzon Qeverinë...

VMRO-DPMNE-ja opozitare e akuzon Qeverinë si shkaktari kryesorë që qytetarët dhe bizneset në vend paguajnë rrymën më të shtrenjtë se në vendet tjera të rajonit.
Si qytetarët ashtu edhe bizneset në Maqedoni paguajnë rrymën më të shtrenjtë në krahasim me rajonin për shkak të paaftësisë së qeverisë.
Qytetarët maqedonas paguajnë deri në 50% fatura më të shtrenjta se qytetarët e Serbisë dhe Kosovës dhe 15% më shtrenjtë se Turqia, Bosnja e Hercegovina dhe Kroacia.
Nga VMRO-DPMNE thonë se derisa ishin në pushtet, kompanitë e vendit paguanin rrymën të katërtit më lirë në Evropë, ndërsa tani me Qeverinë e udhëhequr nga LSDM dhe BDI, kompanitë vendore paguajnë rrymë në vend të tetë më të shtrenjtë në Evropë.
“Kompanitë maqedonase paguajnë rrymën e 8-të më të shtrenjtë në Evropë, ndërsa kur ishte në pushtet VMRO-DPMNE, paguanin të katërtit më lirë. Rënia e shtrenjtë e energjisë elektrike është kryesisht për shkak të prodhimit të vogël vendor që është rezultat i paaftësisë në menaxhim”, thonë nga VMRO-DPMNE.
